Seanca e 32-të e KSHPK-së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/19) dhe nenit 9 të Rregullores së Punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, miratoi:
VENDIM
për thirrje të seancës së 32 (tridhjetë e dy) të
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 22.05.2026 (e premte), me fillim në ora 11:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Propozim-procesverbal i seancës së 31-të të KSHPK-së të mbajtur më 22.04.2026;
- Sjellja e Vendimit për regjistrimin e lobistit në Regjistrin e lobistëve, organizatave lobuese dhe lobimit nr. 09 – 1964/1 të datës 14.05.2026;
- Punë sipas lëndëve;
- Pyetje dhe propozime.










