Ftesë për aplikim në kursin e 4-të të IACA-s:“Përdorimi i përgjegjshëm dhe etik i inteligjencës artificiale për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e korrupsionit dhe menaxhimin e integritetit”
Projekti “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”, në bashkëpunim me Akademinë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (International Anti-Corruption Academy – IACA), me kënaqësi të veçantë u ofron një numri të kufizuar nëpunësish shtetërorë mundësinë për të avancuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e luftës kundër korrupsionit, përmes një kursi akademik mbi përdorimin e përgjegjshëm dhe etik të inteligjencës artificiale për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e korrupsionit dhe menaxhimin e integritetit, i cili fillon më 14 shtator 2026.
Kandidatët e interesuar ftohen të shprehin interesin e tyre në aplikacionin/letrën motivuese në gjuhën angleze dhe ta dërgojnë në adresën e mëposhtme elektronike: sashenka.gramatova-ljuben@rolaw.mk, jo më vonë se 15 maj 2026.
Detajet shtesë dhe dokumentet janë të disponueshme në linkun.









