PROMOVIMI I POLITIKAVE TË PËRDITËSUARA TË INTEGRITETIT NË GJYQËSOR DHE NËNSHKRIMI I TYREN GAGJYKATAТ THEMELORE SIPAS RAJONEVE TË APELIT
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, në gjysmën e dytë të prillit 2026 vazhdoi me promovimin e Politikave të përditësuara të Integritetit në gjyqësor dhe nënshkrimin e tyre nga gjykatat themelore sipas rajoneve të apelit. Në kuadër të katër ngjarjeve, nga kryetarët e gjykatave themelore të rajoneve të apelit në Shtip, Gostivar, Manastir dhe Shkup u nënshkrua Politika e Integritetit e përshtatur me specifikat e gjykatave.
Me këtë rast, Komisioni Shtetëror prezantoi procesin e përmirësimit të mekanizmave të integritetit në gjyqësor dhe konfirmoi se ai do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, përmes përmbylljes së procesit të harmonizimit të metodologjisë për monitorimin e zbatimit të sistemit të integritetit në gjyqësor, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin e tij në procesin e mbështetjes së personave për integritet në pushtetin gjyqësor.
Të pranishmit u pajtuan se forcimi i integritetit në gjyqësor është themel i qeverisjes së mirë dhe i sundimit të së drejtës, si dhe përfaqëson një mekanizëm për vendosjen e një përgjigjeje strategjike dhe të qëndrueshme të gjykatave ndaj rreziqeve të korrupsionit, gjë që është një parakusht edhe për forcimin e integritetit në sektorin e drejtësisë.
Komisioni Shtetëror i konfirmoi angazhimet e tij për përmirësim të vazhdueshëm dhe konsistent të sistemit të integritetit në drejtësinë, si pjesë e një procesi më të gjerë, gjithëpërfshirës dhe transparent të nisur që në gjysmën e dytë të vitit 2025.
Rajoni i Apelit Shtip – 15 prill 2026, restoranti “7 Events” në Shtip.


Rajoni i Apelit Gostivar – 17 prill 2026, hotel “Merkur” në Tetovë.


Rajoni i Apelit Manastir – 21 prill 2026, hotel “Milennium” në Manastir.


Rajoni i Apelit Shkup – 28 prill 2026, hotel “Arka” në Shkup.
















