Punëtori për forcimin e kohezionit institucional për parandalimin efektiv të korrupsionit
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), në periudhën prej 06 deri më 08 korrik 2026, në Strugë, realizoi punëtori të dedikuar për forcimin e kohezionit institucional në aspektin e veprimit brenda kompetencave gjatë proceseve zgjedhore.
Në punëtori morën pjesë kryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe të punësuarit në Sekretariatin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në punëtori u prezantuan kompetencat ligjore të KSHPK-së që lidhen me monitorimin e procesit zgjedhor, përvojat nga ciklet e kaluara zgjedhore, dobësitë sistemore të identifikuara, si dhe sfidat me të cilat përballet Komisioni gjatë ushtrimit të kompetencave të sajë ligjore.
Gjithashtu, u prezantuan raste praktike nga veprimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Njëkohësisht, u diskutua për komunikimin dhe organizimin e brendshëm të Komisionit gjatë procesit zgjedhor, bashkëpunimin me organet e tjera kompetente, si dhe mundësitë dhe mekanizmat për avancimin e tyre.
Nga ana e kryetarit të KSHPK-së, Adem Çuçul, dhe nga Afrdita Haxhijaha nga IFES, bashkërisht u theksua kënaqësia për realizimin me sukses të punëtorisë, si dhe vlerësimi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që IFES i ka ofruar KSHPK-së në zbatimin e kompetencave të saj gjatë proceseve zgjedhore.

















